Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, gjatë takimeve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-s në Berlin, në pritjen e shtruar nga Bundenstagu ka zhvilluar një takim me Presidentin e Bundenstagut Dr. Wolfgang Schauble.
Sipas një një njoftimi për mediat të shpërndarë nga selia e PR, në takimin e zhvilluar kreu republikan ka falënderuar Schauble për mbështetjen e tij personale dhe të Bundenstagut për rrugën Europiane të Shqipërisë dhe veçanërisht për qëndrimin e Bundenstagut përpara Samitit të BE.
‘Qëndrimi i Bundenstagut gjerman për të mbështetur Shqipërinë, por veçanërisht ndjekja me rigorozitet e luftës kundër trafikut të drogës, korrupsionit qeveritar, reformës zgjedhore dhe veçanërisht problemet e krijuara me bllokimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë janë një ndihmë e madhe për Shqipërinë’, është shprehur kreu i PR-së Fatmir Mediu në takimin me kreun e Bundestagut gjerman.
Ndërkohë nga ane e tij Schauble ka theksuar se ‘Bundenstagu do ndjekë me vëmendje zhvillimet në Shqipëri dhe kërkesat qe ka bërë prezent’.