Partia Demokratike ka denoncuar sot një mori ligjesh që shkel ligji special Fusha shpk, siç e quajti deputeti Genc Pollo, ligjin e sapomiratuar nga Kuvendi që sanksionon shembjen e Teatrit dhe ngritjen e kullave mbi të dhe i ka bërë një paralajmërim të fortë kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Pollo tha për mediat:
“Ligji special “Fusha shpk”, përmes të cilit Kryetari i Qeverisë dhe Kryetari i Bashkisë Lali Edi dhe Lali Eri shkatërrojnë qendrën e Tiranës, kompleksin e Teatrit Kombëtar me trashëgimi historike qëndrore të Shqipërisë si dhe i falin truallin shtetëror kompanisë pranë tyre ”Fusha sh.p.k”.
Nuk shkel vetëm Kushtetutën e Republikës dhe një gjysëm dyzine ligjesh në fuqi.
Ligji special ‘’Fusha’’ sh.p.k shkel dhe Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë përkatësisht nenin 71 të saj duke qënë një kontraktim pa garë dhe pa konkurim të hapur, ligji special ‘’ Fusha’’ sh.p.k ka penguar aplikimin e kompanive europiane dhe shqiptare për t’u përzgjedhur për të marre këtë kontratë. Bashkimi Europian ka të drejtë dhe detyrë të ndërhyjë në raste te tilla për të verifikuar çfarë ka ndodhur.
Madje në raste te veçanta BE ka te drejte të të kërkojë nga Qeveria dëmshpërblim që është i barabartë me të gjithë fitimi e kompanisë, i cili në rastin në fjalë ky fitim është 200 milionë euro.
Për këtë arsye ligji special “Fusha shpk” nuk u lejua të kalonte në Komisionin e Integrimit europian.
Unë uroj shumë që në një mënyrë ose një tjetër ky ligj special të përfundoj në kosh.
Por në rast se dy lalët do të duan t’i shkojmë zullumit deri në fund ky do të jetë një moment konfrontimi i shoqërisë shqiptare me të keqen, ku kam besimin se e mira do të triumfojë.”