November 24, 2024

U zgjodh pa garë, Pollo: BE ka të drejtë të kërkojë nga qeveria, 2 mln euro!

Partia Demokratike ka paralajmëruar sot se ligji që miratoi mazhoranca në Kuvend për shembjen e Teatrit dhe ngritjen e kullave nga një firmë e pazgjedhur me garë, ka pasoja të rënda për vendin. Sipas deputetit Genc Pollo, qeveria ka penguar konkurimin e kompanive europiane dhe shqiptare ndaj BE ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim sa i gjithë fitimi i kompanisë ndërtuese, gati 2 milionë euro!

“Ligji special ‘’Fusha’’ sh.p.k, – theksoi Pollo, – shkel dhe Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë  përkatësisht nenin  71 të saj   duke qënë një kontraktim  pa garë dhe pa konkurim të hapur, ligji special ‘’ Fusha’’ sh.p.k ka penguar aplikimin e kompanive europiane  dhe shqiptare për t’u përzgjedhur për të marre  këtë kontratë. Bashkimi Europian ka të drejtë dhe detyrë të ndërhyjë në raste te tilla për të verifikuar çfarë ka ndodhur.

Madje në raste te veçanta  BE ka te drejte të të kërkojë nga Qeveria dëmshpërblim që është i barabartë me të gjithë fitimi e kompanisë, i cili në rastin në fjalë ky fitim është 200 milionë euro. Për këtë arsye ligji special “Fusha shpk” nuk u lejua të kalonte në Komisionin e Integrimit europian,” theksoi Pollo.

Facebook Comments

MineralHygienics.com