November 25, 2024

Miratohen ndryshimet në paketën fiskale, 5 % tatimi për ata me xhiro nën 14 mln

Parlamenti kaloi paketën fiskale të qeverisë, e cila parashikon uljen e tatim-fitimit nga 15 në 5% për bizneset me xhiro nën 14 milionë lekë në vit.

Zbatimi i kësaj mase nis nga 1 janari i 2019-ës. Në sallën ku të pranishëm ishin vetëm deputetët e mazhorancës dhe ministri i financave Arben Ahmetaj tha se me ndryshimet e fundit, ulja e taksave ka përfshirë pjesën më të madhe të bizneseve.

“Me këto lehtësira që ka bërë qeveria sot dhe miratuar nga paralmenti, 91% e bizneseve në Shqipëri e kanë tatim-fitimin 0 ose 5%”, deklaroi Arben Ahmetaj.

Edhe për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor”, shkalla e tatimit mbi fitimin bëhet 5%, ndërsa për bizneset e agroturizmit, shkalla prej 5% tatim-fitimi do të aplikohet për një periudhë 10-vjeçare.

Nga ana tjetër tatim-fitimi do të aplikohet 15% mbi të ardhurat bruto për të gjitha lojërat e fatit në Shqipëri.javanews.al

Facebook Comments

MineralHygienics.com