Dëshmitarët okularë kanë rrëfyer se Bieber i ka propozuar për martesë modeles së njohur dhe tashmë janë gati për t’u martuar.
Këngëtari 24-vjeçar Justin Bieber i ka propozuar modeles 21-vjeçare Hailey Baldwin dhe, siç mësohet, ajo nuk është menduar gjatë. Dy dëshmitarë okularë kanë thënë për TMZ-në se propozimi romantik ka ndodhur në një vend në Bahamas. Nga sa mësohet, çifti ishte duke kërcyer salsa në një restorant, derisa në një moment, JB u tha njerëzve t’i hiqnin telefonat, sepse do të ndodhte diçka e veçantë. Dhe pas kësaj, Justin i propozoi Baldwin para të gjithëve.
Një tjetër burim për Hollywoodlife tha se çifti është fejuar mbrëmjen e 7 korrikut. Ylli i hitit “Friends”, Jeremy Bieber, postoi një foto të djalit të tij me statusin “@justinbieber, i emocionuar për kapitullin tjetër.”
Hailey dhe Justin janë takuar me njëri-tjetrin në vitin 2015 dhe 2016, por e vijuan romancën e tyre në fillim të këtij qershori në Miami. Çifti u vunë re shpejt në Nju Jork dhe Brooklyn vetëm pak javë më vonë.
Më tej, ata u dukën edhe më seriozë më 4 korrik, kur festuan së bashku në Hamptons – pasi makina e Biebs u prish dhe duhet të drejtonin trafikun së bashku në mes të rrugës. Kaq u desh. Fansat filluan postimet në Twitter, madje një pjesë e tyre zbuluan se Hailey e kishte bindur këngëtarin edhe të heqë mustaqet.
Dhe ja ku është momenti tjetër. Së pari, Pete Davidson dhe Ariana Grande, dhe tani një fejesë tjetër. Është një verë plot me dashuri!