November 26, 2024

Familjes që u shua në Suharekë, i kishin vdekur babai dhe 2 vëllezërit në të njëjtën rrugë

Një aksident i rëndë ndodhi në Suharekë, ku pesë persona kanë humbur jetën. Dy fëmijë, një çift bashkëshortor dhe nëna e burrit i cili ishte duke drejtuar mjetin kanë vdekur në aksidentin që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Prizren.

Telegrafi ka raportuar se të njëjtës familjeje, e njejta ngjarje e rëndë iu kishte ndodhur edhe para 29 viteve.

Telegrafi mëson se babai i viktimës J.S, sëbashku më dy vëllezërit e tij kishin vdekur në një aksident komunikacioni në rrugën e Duhles.

Nesër, Suhareka do të mbajë ditë zie në përkujtim të pesë viktimave-anëtarë të së njëjtës familje që vdiqën sot si pasojë e një aksidenti në trafik në magjistralen Duhël-Suharekë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com