November 26, 2024

Kontrollet në Tiranë, 16 shoferë u arrestuan këtë fundjavë

Kontrollet policore sipas “Operacioneve Tispol” përgjatë fundjavës në kryeqytet kanë sjellë arrestimin e 16 shoferëve.

Sipas Policisë së Tiranë, 9 prej tyre ishin të dehur dhe 7 pa leje drejtimi.

Po ashtu u pezulluan 68 leje drejtimi, 30 prej të cilave për pije alokolike dhe 27 për shpejtësi tej normave, 7 pezullime u bënë për mosbindje ndaj Policisë dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt

Policia njoftoi se  12 drejtues mjetesh janë proceduar për mosrregullim shpejtësisë në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi, nga të cilët 3 raste kanë rezultuar nën efektin e alkoolit.

75 mjete të ndaluara administrativisht, nga të cilët 27 prej tyre edhe me mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe 645 masa administrative janë vendosur për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës apeloi sërish për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor jo vetëm nga drejtuesit e mjeteve, por edhe nga këmbësorët.

Facebook Comments

MineralHygienics.com