November 25, 2024

Ja pse meshkujt duhet të konsumojnë më shumë lajthi, arra e bajame

Konsumimi i arrave mund të përmirësojë shëndetin e spermës, ka treguar një studim i ri. Meshkujt të cilët konsumuan sasi të moderuar të bajameve, lajthive dhe arrave rregullisht për 14 javë, kishin përmirësuar sasinë e spermës dhe kanë më shumë “notarë të suksesshëm”, kanë zbuluar shkencëtarët.

Ky studim është zhvilluar pas problemeve me shëndetin e spermës në botën perëndimore, si pasojë e dietës jo të shëndetshme, ndotjes dhe duhanpirjes.

Studiuesit kanë deklaruar se ka fakte të mjaftueshme që tregojnë se dieta e shëndetshme rrit gjasat për shtatzëni.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com