November 27, 2024

Kapen mat në një darkë Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj

Surpriza që i organizuan Eni Koçit për ditëlindje, na la disi pa fjalë pasi mungonte gjysma e saj më e mirë, partneri Genc Prelvukaj.

Por Genci jo vetëm që nuk mungoi në këtë ditë kaq të rëndësishme, por konsumoi me partneren edhe një darkë romantike së bashku.

“Gazeta Express” ka publikuar fotot nga një restorant në Tiranë, ku Eni dhe Genci janë ulur përballë njëri-tjetrit.

E entuziasmuar për ditën e saj, Eni ka qenë më aktivja në bisedë, ndërkohë që Genci e dëgjonte me vëmendje. Më pas janë larguar dhe kanë qenë mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

Nuk dimë nëse çifti e ka zyrtarizuar këtë marrëdhënie, pasi ju pëlqen që ta mbajnë jashtë fokusit të kamerave.

Gjithsesi kur bëhet fjalë për të dalë në kamera, ata preferojnë bashkëpunimet muzikore si “Shi bie në Tiranë”, apo “Vetëm ti”.

ImageImageImage

Facebook Comments

MineralHygienics.com