Deputetja e PS-së Reme Lale është diplomuar ditën e djeshme në degën e Financës në një nga universitetet private të Tiranës.
Vetë deputetja e ka bërë të ditur lajmin me anë të një statusi në rrjetet sociale.
‘Diplomimi është një moment i veçantë.
Është bashkë një fund dhe fillim, është një tërësi kujtimesh të së shkuarës dhe ëndrrave të mëdha për të ardhmen,’- shkruan Reme Lala, krahas një fotoje ku shihet me kapelen e diplomimit.
Deputetja Reme Lala pak javë më parë konfirmoi largimin nga PDIU dhe bashkimin me PS-në.