Tërmeti i mesnatës së sotme ka trembur banorët e Tiranës dhe Durrësit.
Nisur nga fakti se ra gjatë natës, shumica e banorëve kanë qenë të trembur për faktin se mund të kishte lëkundje të tjera si ajo e të mërkurës.
Por sizmologu Rrapo Ormeni duke folur për Fax News është shprehur se nuk do të ketë një tërmet tjetër të fuqishëm si ai i të paradites së të mërkurës.
‘Tërmetet vijnë duke u zvogëluar.
Intensiteti sizmik është i ndryshëm në zona të ndryshme. Nuk pritet që të ketë një tërmet tjetër të fuqishëm si ai i të mërkurës’, është shprehur Rrapo Ormeni për FaxNews.
Sipas tij, njerëzit duhet të dalin jashtë ndërtesave pasi përfundojnë lëkundjet e tërmetit e jo gjatë lëkundjeve, pasi rrezikojnë më shumë.