November 26, 2024

Aktori i njohur: Nuk vritet nëna vetëm pse është e vjetër

Aktori i Teatrit Kombëtar Neritan Liçaj ka pasur një mesazh të fortë dje për deputetët, që janë duke çuar në Kuvend, projektligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Liçaj ka sqaruar deputetët se Godina e Teatrit Kombëtar është e sigurtë, pasi vetë ai nuk do të rrezikonte jetën e tij në të kundërt.

‘Si kujtoni ju, se unë do e rrezikoja kokën time dhe jetën e atyre dy fëmijëve të shkoja në një vend të pasigurtë? Jo është i sigurtë, të jeni të bindur. Është shumë i sigurtë’, ka thënë Liçaj.

Më tej aktori ka shtuar se çështja e Teatrit është si puna e nënës, askush nuk e vret vetëm se është plakë, madje ne si njerëz do të bënim të pamundurën për ta shëruar.

‘Unë po ju them një gjë, jeni deputet të popullit, më shikoni në sy. Kam nderin që jam para jush. Edhe një gjë të fundit. Nuk vritet nëna sepse është plakë. Çdo njëri prej nesh do të shkonte të merrte kredi ta çonte nënën në spitalin më të mirë që t’ia zgjaste jetën!’, ka thënë më tej Liçaj.

Ditën e nesërme në seancën plenare është parashikuar që të kalohet ky projektligj vetëm me votat e mazhorancës, ndërkohë që artistët kanë parashikuar një protestë, me pjesëmarrjen dhe të qytetarëve dhe shoqërisë civile përpara Kuvendit. /Faxweb

Facebook Comments

MineralHygienics.com