Aktori Erion Isai u bë pak javë më parë drejtor i Teatrit të Kukullave.
Emërimi i tij pasoi komente në rrjetet sociale pasi ky post erdhi pak kohë pasi u shfaq disa herë përkrah Partisë Socialiste në aktivitetet e kësaj force politike, duke hedhur kështu dyshimet se për këtë arsye mori edhe postin e rëndësishëm.
Erioni nuk ngurron ta tregojë rrogën e tij mujore.
Ai tregon se po merr 100 mijë lekë të rinj në muaj pasi vendi i tij i punës i përket kategorisë 2B që përmban administrata publike.
“Si pozicion pune është kategoria 2B që ka administrate shtetërore dhe është 100 mijë lek të reja, 1 milion lek të vjetra.
Por ama është një çështje përkushtimi. Sepse unë jam i lumtur të tregoj aftësitë e mija menaxhuese”, – thotë Erioni në prononcim televiziv.
Djaloshi i humorit në shoun televiziv “Portokalli”, pohon se është paguar mirë dhe më herët.
“Unë kam qenë shumë i paguar dhe në Top Channel, edhe në Këngën Magjike”, – pohon ai, duke iu referuar edhe bashkëdrejtimit të edicionit të kaluar të festivalit të Ardit Gjebresë në Tv Klan.