November 26, 2024

Ndihmë ndaj amerikanëve, Paulin Sterkaj merr çmimin nga Trump

Në një kohë kur ai u përball me momente të vështira, për shkak të sëmundjes, deputeti i PS-së Paulin Stërkaj është nderuar me një çmim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çmimi në fjalë, me motivacion për arritjet në jetë, u firmos nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump, për kontributin e veçantë për personat në nevojë.

Kujtojmë se pak ditë deputeti i PS u shtrua me urgjencë në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’, pasi pësoi ishemi cerebrale. Fatmirësisht pas përmirësimit të gjendjes, socialisti ka spitalin.

ÇMIMI
Përgëzime për marrjen e çmimit nga presidenti Donald Trump për arritje në jetë.

Në emër të një kombi mirënjohës ju falënderoj për shërbimet tuaja për amerikanet dhe për personat me ne nevojë. Përmes një shërbimi prej të paktën 4000 orësh keni siguruar vazhdimësinë e angazhimit amerikan për të përmirësuar jetën e të tjerëve.

Ju keni shërbyer si model për shpirtin amerikan. Përmes punës tuaj janë forcuar lidhjet e bashkëpunimit dhe besimit qe i bën bashke njerëzit duke ndihmuar në adresimin e sfidave me te mëdha të kohës tonë.

Teksa reflektojmë në veprat e tuaja të shumta dhe veprat e bamirësisë, kombi jonë merr frymëzim nga ata që i përgjigjen thirrjes për të ndihmuar komunitetet tona dhe kombin tonë. Me përpjekjet tuaja te vazhdueshme amerikan do të mbetet tokë e lirisë dhe e mundësive për të gjithë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com