Lul Morina është një biznesmen i njohur tiranas i cili vitet e fundit ka vendosur që të investojë në hoteleri e turizëm.
I njohur si ndërtues në kryeqytet dhe si donator i klubit të futbollit, Tirana, Morina vitet e fundit ka vendosur që të tregojë pasionin e tij për turizmin.
Morina ka investuar duke ndërtuar një nga hotelet më të mëdha e luksoze në jug të vendit, në Drimadhë, ndërsa tani ka bërë një tjetër investim.
Biznesmeni Lul Morina ka blerë jahtin më të madh në Shqipëri, siç e shikoni dhe në video.
Jahti prej 24 metrash është investimi më i fundit për turizmin që ka bërë biznesmeni nga Tirana.
© SYRI.net