November 25, 2024

Letër publike e babait të Granit Xhakës, ka këtë mesazh falënderimi për shqiptarët

Ragip Xhaka ka reaguar përmes një letre publike, duke sqaruar festën e djalit të tij, Granit Xhakës, me shqiponjë në ndeshjen ndaj Serbisë.

Ragip Xhaka ka shkruar që festa e Granitit nuk ishte provokim politik, por simbol që i identifikon shqiptarët.

Sipas “Lajmi.net”, ai falënderoi popullin shqiptar për iniciativën për të mbledhur paratë, duke thënë që ky gjest, jo për shumën financiare, por për kuptimin e thellë, ka kthyer 20 mijë fish gëzimin që na dhanë Graniti e Xherdan Shaqiri atë natë.

Më poshtë e keni letrën e plotë (origjinale) të Ragip Xhakës.

Shenja e shqiponjes eshte si nje tatuazh i gezimit te shqiptareve ne festa, ne dasma, ne koncerte, ne ndeshje futbolli dhe nuk ka brenda asnje urrejtje apo madje asnje lidhje me te tjeret, po eshte thjesht  nje shenje dalluese qe shqiptaret e njohin menjehere e nuk kane nevoje per shpjegime! Prandaj edhe jemi shume te cuditur me reagimin e atyre qe e perjetuan shenjen tone si ofensive per ta apo atyre qe e trajtuan si gjest politik! Por nuk jemi aspak te cuditur me solidaritetin e shume shqiptareve qe jane ndjere keq nga keqinterpretimet e shenjes dhe kane marre pjese ne iniciativen e Edi Rames per te kontribuar simbolikisht per gjoben e padrejte qe na u vu! I falenderojme shume jo per shumen, po per faktin qe na kthyen 20 mije fish gezimin qe u dhame me shenjen e shqiponjes pas golave!”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com