Emily Ratajkowski është modele dhe yll i Instagram-it, por tani është duke u futur edhe në industrinë e modës si një dizajnere me stil.
Muajin e kaluar Emily kishte debutuar me dizajnet e saj, ku e kishte lansuar koleksionin e bikineve ‘Inomorata Swim’,
Pavarësisht se ishte akuzuar për kopjimin e dizajneve të Lisa Marie Fernandezit, koleksioni ka arritur të bëjë bujë të madhe anë e mbanë botës.
Sidoqoftë, tani 26-vjeçarja ka dëshmuar se është e mirë në dizajnimin e aksesorëve – ku ka lansuar dizajne të çantave të dorës në bashkëpunim me brendin The Kooples.
Shtëpia franceze e modës ka bashkëpunuar me modelen në mënyrë që t’i krijojë 17 çanta ‘Emily’ me edicion të limituar, e të cilat menjëherë kanë kapur vëmendjen e adhuruesve të modës.
Koleksioni shumë-ngjyrësh është gjithandej Instagram-it, pavarësisht se lansimi është bërë vetëm disa ditë para në Los Angeles.