Pasi BE-ja vendosi që diskutimi për çeljen ose jo të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë të shtyhet për në Qershor të vitit 2019, raportuesi për Shqipërinë në BE, eurodeputeti Knut Fleckenstein, ka mbërritur në Tiranë.
Mësohet se ai do të marrë pjesë në një diskutim, lidhur me atë çka pritet nga Shqipëria, pas 10 konkluzioneve të shpallura nga BE.
Në tavolinën e diskutimit, ku do të marrë pjesë edhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin, do të diskutohen edhe pritshmëritë dhe detyrat e Shqipërisë, në mënyrë që të përmbushen objektivat e vendit tonë, rekomanduar në konkluzionet e fundit të raportit të Këshillit Europian.
Këshilli i Europës vendosi në 26 qershor që do ta diskutojë sërish hapjen e negociatave për Shqipërinë brenda vitit 2019, nëse plotëson një sërë kushtesh, prej të cilëve më të rëndësishëm janë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit qeveritar.