Është fenomen tashmë që artistët shqiptarë të marrin makina super të shtrenjta me qira për realizimin e videoklipeve të tyre.
Në fillim ishte Noizy ai i cili kishte marrë me qira një makinë tip Lamborghini ngjyrë të verdhë që u shfaq edhe në videoklipin e titulluar “Toto”.
Me sa duket, megjithëse testet e këngëve kryesisht të reperëve shqiptarë i dedikohen parave, të gjithë preferojnë të përfshijnë në sytë e publikut makina me qira dhe jo ato që disponojnë vetë.
Këtë radhë ka qenë radha e Majk në këngën e tij më të re në bashkëpunim me Getin, të titulluar “Paris Milano”.
Në një pjesë të konsiderueshme të klipit, bie në super makina e shtrenjtë tip “Porsche Carrera S” ngjyrë e bardhë e cila kap një vlerë afërsisht tek 250 mijë dollarë.
Super makina e shtrenjtë është nga ato të veçantat, që tërheq menjëherë vëmendjen e kalimtarëve në rrugë. (*Materiali siguruar nga @RichKidsTirana)