Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi Gjatë qëndrimit në SHBA, vizitoi Qendrën “Open Gov Hub” në Ëashington DC.
Ajo u takua me përfaqësues të 7 organizatave ndërkombëtare në Ëashington, me të cilet diskutoi për rëndësinë e reformave dhe rritjes së transparences në qeverisje.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se LSI ka 4 prioritete: zhvillimi ekonomik, arsimi, siguria dhe shëndeti. Ajo tregoi se shumica e mbështetësve të partisë së saj (80%) janë të rinj dhe të reja, të cilët sjellin mentalitetin e ri në vendimarrje dhe punojnë për të mirën e vendit të tyre(jo për interesa personale), ata përfaqësojnë shpresën për të ardhmen e për një klasë të re politike në Shqipëri.
Ajo tha gjithashtu se LSI është e shqetësuar në lidhje me veprimet e fundit për të privatizuar sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare, të cilat janë duke lehtësuar korrupsionin. Praktikat qeveritare kanë krijuar kosto të madhe fiskale për shkak të skemave evasive PPP (Parteneriteti Publik-Privat).
Kryemadhi theksoi se këto kompani të cilat përfitojnë nga PPP-të kanë lidhje të forta korruptive me pushtetin, dhe se nuk ka aspak transparenë për qytetarët dhe taksapaguesit shqiptarë.
Ajo u ndal gjithashtu te veprimet dhe qëndrimet e LSI për të qenë e hapur dhe transparente, duke përfshirë dhe faktin se LSI është e para parti, e cila ka implementuar standarte të reja për transparencën financiare në Shqipëri, duke publikuar informacion të plotë në kohë reale në lidhje me financat e partisë. Cfare eshte Open Gov Hub?
Qendra “The Open Gov Hub” është e fokusuar te transparenca dhe çështjet e qeverisjes së hapur, per te promovuar transparencën, llogaridhënien dhe përfshirjen e qytetarëve në qeverisje.
Open Gov Advocates meet with chairwoman of the socialist movement for integration in albania