Një shqiptar në Greqi është dorëzuar vetë në Polici dhe ka rrëfyer se është ai personi që vrau brutalisht patriotin e tij 26 vjeçar.
Shqiptari shkoi në Polici të enjten në mëngjes dhe e rrëfeu veprimin e tij. Ai tha se kishte pasur shkaqe personale që e detyruan ta vriste bashkatdhetarin e tij dhe ta linte në mes të rrugës. Pas kësaj,ndaj tij ka filluar ndjekja penale për vrasje.