Kreu i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar me emra se Edi Rama, Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj janë njerëzit që bllokojnë integrimin e Shqipërisë në BE.
Sipas Bashës, me këta njerëz në krye të qeverisë BE nuk do të na hapë derën.
Pjesë nga deklarata e Lulzim Bashës:
E kemi parasysh se pa luftuar krimin e drogën, pa larguar politikën e korruptuar Shqipërisë nuk do të hapen negociata as vitin e ardhshëm, sa të kemi Saimir Tahirit, Fatmir Xhafën, kryetarin e grupit të parlament të PS-së garantues të parave të pista dhe Edi Ramën që sundon një perandori krimi dhe pastaj përdor paratë e drogës për të ndërtuar kulla.
Sa kohë në Shqipëri nuk ka drejti e gjykata funksionale, sa kohë Rama mbron të korruptuarit, nuk do të ketë hapje negociatash me Shqipërinë.
Ky është mësimi i 2016, i 2018 dhe nëse shqiptarët nuk e mësojnë do të jetë dhe mësimi i 2019. Pyetja është çfarë shqiptarët duhet të bëjnë?
Që të presin që Edi Rama të dorëzojë Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, të shembë Teatrin? Shikoni pak ku është kinema Partizani, Kinema Republika? Janë kulla. Edi Rama e ka bërë këtë rrugë sepse si kryetar bashkie merrte 20% dhe tani si kryeministër merr 50%.
Është skema e kullave, e stadiumit me kullë.
Që drejtësia të jetë e barabartë për të gjithë që asnjë të mos jetë mbi ligjin dhe askush të mos bëhet mbi ligjin dhe na duhet një vend që të ketë balancë kushtetuese. Sa kohë të mos ndryshojë kjo Shqipërisë nuk i hapen negociatat.
Nëse ndodhin këto, atëherë ekziston mundësia që Bundestagu, parlamenti holandez të hapin dritën jeshile.