Ndërkohë që mazhoranca dhe opozita janë në një debat të madh për cështjen e zgjedhjes së kryeprokurorit të ri të vendit, ka ardhur reagimi i prerë nga ambasadori i amerikan në vendin tonë, Donald Lu.
Me një reagim zyrtar Lu thekson se ‘Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS I kanë dhënë Parlamentit’.
“Nxisim parlamentin të zbatojë ligjin”- shtoi Donald Lu.Deklaratë e Donald Lu
Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit. Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin.
Çfarë rekomandon OPDAT
“Në situatën që paraqitet këtu, duket se dispozitat kalimtare përcaktojnë të drejtën dhe detyrimin e Kuvendit të zgjedhë një prokuror të lartë, i cili i plotëson kërkesat e neneve 22 deri 27 të Ligjit, si prokuror i përkohshëm me shumicë të thjeshtë, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Nuk ka autoritet kushtetues ose ligjor për Parlamentin që të zgjasë mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm aktual, mbas skadimit të mandatit të tij.
Përkundrazi, ekziston një dispozitë e qartë që urdhëron emërimin e një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm”.