Ka shumë vite që këngëtarja labe, Poni është pjesë e skenës muzikore.
Ajo tanimë shquhet për zërin e mrekullueshëm dhe këngët e njëpasnjëshme që ka sjell për fansat e saj, shkruan lajmi net.
E përpos këngës së fundit që ka sjell në duet me Irkenc Hykën “Dashni e vjetër”, ajo tashmë po shijon disa ditë pushimi në plazhet e Puerto Ricos.
Po ashtu, kësaj radhe Poni ka vendosur të ndryshojë stilin teksa ka bërë gërsheta të vogla, model që nuk e kemi parë tek ajo.
Megjithatë, ajo po duket mjaft në formë edhe me bikini, pamja e së cilës lë shumë për tu admiruar.