Këngëtarja me prejardhje shqiptare është zhevndosur në SHBA për turneun e saj muzikor i cili deri ditën e djeshme po shkonte për mrekulli.
Fatkeqësisht, koncerti i saj në Denver është anuluar për shkak të një infeksioni të dhimbshëm në vesh që ajo po kalon. 22-vjeçarja ka ndërprerë koncertin duke shpjeguar se nuk është e aftë të performojë, ndërkohë që menjëherë pas këtij momenti ka shpërthyer në lot dhe është larguar nga skena duke qarë.
Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Dua u kërkon ndjesë të gjithë fansave të saj nëse i ka zhgënjyer. Ajo u paralajmërua nga mjekët se nëse do të vazhdonte shfaqjen në Denver do të kishte dëme të përhershme në dëgjim.