November 26, 2024

Basha në Kuvend: Negociatat nuk u hapën, se Rama tradhëtoi Europën për hir të Habilajve, Tahirit, Xhafajt…

Kryetari i opozitës Lulzim Basha e ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama si shkaktarin kryesor për moshapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, pasi ai tradhtoi interesat e shqiptarëve duke marrë në mbrojtje interesat e Habilajve, Tahirit, Xhafajt e të tjerëve me radhë me të culët ka lidhur fatin e tij politik dhe personal.

“Derisa të ngrihemi e të marrim fatin në duart tona, deri në atë moment ky do të vazhdojë t’ju fyejë me një gjuhë rrugaçi, do të vazhdojë t’ju shesë sapunin për djathë, moshapjen e negociatave për hapje negociatash, kriminelët për ministra, hajdutët për ministra ekonomie, pasigurinë në rrugë e shkolla si gjendje normale, arsimin në ditën më të zezë si arritje speciale të Rilindjes, – iu drejtua Basha shqiptarëve nga foltoja e Kuvendit.

O njërëz e provuat se ç’ndodh me një njeri që ka vjedhur votat dhe ndaj po na teston Zoti, derisa të ngrihemi e të marrim fatin në duart tona.

Deri në atë moment ky do të vazhdojë t’ju fyejë me një gjuhë rrugaçi.

Do të vazhdojë t’ju shesë sapunin për djathë, moshapjen e negociatave për hapje negociatash, kriminelët për ministra, hajdutët për ministra ekonomie, pasigurinë në rrugë e shkolla si gjendje normale, arsimin në ditën më të zezë si arritje speciale të Rilindjes.

Askush veç Këshillit Europian nuk mund të hapë negociatat.

Në muajt pararendës, Rama brodhi cep më cep duke thënë se nuk ka korrupsion, drogë, ministra të lidhur me krimin, se shteti i së drejtës funksion normalisht dhe duke kërkuar kësisoj se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave.

Në të njëjtin muaj ne si opozitë shkuam kryeqytet më kryeqytet dhe policitë e këtyre vendeve dinin se në vendet e tyre ishte rritur eksporti i krimit, drogës dhe azilantëve nga Shqipëria.

“Si mund të kërkoni hapjen e negociatave në kushte të tilla?” Ka qënë kjo pyetja e atyre që i duan Shqipërinë dhe shqiptarët dhe janë të vetëdijshëm se ky vend drejtohet nga një qeveri e lidhur me krimin.

Përgjigja jonë po kështu ka qënë e qartë. Ndryshe nga ky që nuk duroi dot se nuk e mbajnë më leqet e gënjeshtrave, i kemi thënë se “po është e vërtetë nuk i mohojmë këto probleme”, por kjo është një arsye më shumë të punojmë së bashku për t’i zgjidhur ndaj hapja e negociatave do të sillte më shumë mbikqyerje e monitorim që të mos kemi më ministra si Xhafaj e ministra që vjedhin me kamion.

Pas kësaj përpjekje erdhi samiti i Sofias. Në samitin e PPE u tha se Rama nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë dhe ka kërcënuar edhe me refugjatë, e ekstremistë, me Rusi etj dhe ka menduar se kështu shkohet në Europë.

Po përgjigjen e ka marrë se në Europë nuk shkohet duke mashtruar po duke përqafuar të vertëtën që Këshilli i Ministrave e ka vendosur dje. Ka një shtyrje të vendimit me një vit dhe nëse kushtet nuk plotësohen prapë nuk ka hapje të negociatave.

Nuk ka 5 kushte fillestare por 13!

Qytetarët duhet ta kuptojnë se vendimin për të hapur negociatat e marrin vendet anëtare dhe mjafton vetëm një kundër e vendimi nuk merret.

Gjermania ka insistuar që jo vetëm të ketë kushte, por edhe kontroll rigoroz ndaj Komisioni Europian vjen në korrik, për të kontrolluar jo për t’i krehur bishtin Edi Ramës.

Sa kohë kemi një Ministër të Brendshëm që harxhon kohën duke mbrojtur vëllanë e tij dhe një ish-ministër të lidhur me krimin, sa kohë që kemi një qeveri që planifikon vetëm vjedhjen e shqiptarëve dhe pronave të tyre, qershori tjetër do të jetë më keq se ky qershor.

Europa është në dorën tuaj dhe duhet të luftoni krimin dhe drogën.

Europa nuk do të tolerojë më vjedhjen e votës, se ja ku na sjell me këtë kryeminsitër që vjen e flet si e ëma e Zeqos në majë të Thanës se nuk qeveris me ligj me qytetarët po me një grusht oligarkësh dhe kriminelësh.

Politikani më mashtrues në 24 vite plularizëm tha në maj 2018: Ne po punojmë që negociatta të hapen në vitin 2018!  Mjafton edhe në dhjetor 2019, sepse në 2019, BE përballet me një sërë ndryshimesh që mund ta komplikojnë rrugën tonë.

Dje, kur pa që shqiptarëve nuk ua shiste dot gënjeshtrat, mblodhi këta se këtyre u thotë “fluturon gomari – po fluturon”. Po do të përfundojmë si Koreja e Veriut që shpalli se fitoi Kampionatin Botëror.

Shqipërisë i janë shtuar kushtet se kemi një kryegënjeshtar si Kryeministër që në vend të ndëshkonte ministrat e lidhur me drogën dhe korrupsionin, i mbron se është bashkëpërfituesi i skemave të tyre.

Kjo është arsyeja pse Shqipërisë nuk i hapen negociatat ndaj Hamza Esad dhe Haxhi Qamili kemi vetëm një që tradhtoi interesat europaine për hir të Habilajve, Tahirit, Xhafajve me të cilët e ka lidhur fatin e vet politik dhe personal.”

Facebook Comments

MineralHygienics.com