Ishte i kërkuar në të gjithë Europën, por është kapur në Bellaria, Itali.
Bëhet fjalë për një të ri shqiptar që sipas policisë italiane ishte i lidhur me një rrjet të gjerë trafiku të lëndëve narkotike në Europë.
26-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ishte i kërkuar nga drejtësia gjermane.
Sipas drejtësisë gjermane, shqiptari kishte mundur që të shpëtonte në kohën kur policia kishte shkatërruar rrjetin e trafikut ku bënte pjesë ai.
Për të humbur gjurmët, ai kishte shkuar në Itali. Por edhe këtu duket se nuk ka gjetur qetësi.
Ai është identifikuar nga policia lokale e Bellaria-s dhe më pas vënë në pranga.
Pritet ekstradimi i tij drejt Gjermanisë, ku pritet të përballet me akuzat e ngritura ndaj tij.