November 25, 2024

Investimet e huaja, 283 mln euro në 3 muaj, shumica në energji

Investimet e huaja në Shqipëri janë të varura në pjesën dërrmuese vetëm nga një sektor. Ai është energjia. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në tre mujorin e parë të këtij viti, kompanitë e huaja investuan 283 milionë euro në ekonominë shqipetare.

Por mbi 64 për qind e kësaj shume ose 181 milionë euro u investuan vetëm në sektorin e energjisë, kryesisht në tre projekte. Vendin e parë e mban gazsjellësi Transadriatik raporton TCH.

Të dhënat indirekte nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në tre muajt e parë të vitit TAP ka investuar mbi 100 milionë euro në Shqipëri duke dhënë mbi 35 për qind të investimeve totale. Veç TAP, dy projektet e tjera të mëdha që kanë mbajtur lart ritmin e investimeve të huaja në tremujorin e parë janë holandezja Shell me mbi 40 milionë euro si dhe kaskada e Devollit.

Por varësia e lartë e investimeve vetëm nga një grusht projektesh, të cilat po shkojnë drejt fundit e vendos ekonominë përpara një rreziku jo të vogël. Atë të rënies së tyre gjatë viteve në vijim.

Banka Botërore paralajmëron se rënia do të nis që këtë vit dhe do të thellohet më shumë në 2019-ën. Sipas Bankës nëse vitin e kaluar investimet e huaja ishin sa 8.3 për qind e prodhimit kombëtar, këtë vit shifra do të ulet në 7 për qind, ndërsa në 2019 ajo do të bjerë më tej në 5.6 për qind e prodhimit kombëtar duke krijuar një gropë të madhe për ekonominë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com