February 24, 2025

Vasili: Kryeministri u çmend përfundimisht, sheh ëndrra si u hapën negociatat që u mbyllën!

Kryetari i Grupit të LSi Petrit Vasili e ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama për qendrimin kryelartë që po mban ende edhe pas dështimit të hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Vasili shprehet: “Negociatat dje u mbyllën, Kryeministri bind veten përpara shtëpisë që digjet! Kryeministri absolutisht me i dobet dhe me i paafte i Shqiperise ne te gjithe historine e saj u cmend perfundimisht. I semure psikik tipik ai flet me vehten dhe sheh endrra se si u hapen negociatat qe u mbyllen per Shqiperine.

Eshte budallepsur krejt dhe budallenjte, qe ka perqark nuk i flasin dot.Nuk i kujtojne as budalleqet qe ka thene po vete. Europa dje nuk i hapi negociatat.Europa vuri dje nje mal me kushte poshteruese por te verteta si krimi,trafiku i droges,mbrojtja e banditeve te inkriminuar te qeverise,zgjedhjet e vjedhura dhe dekapitimin e drejtesise.

Europa nuk ofroi asnje mundesi te afert si psh dhjetori.Europa e coi problemin pas zgjedhjeve te saj te 2019 ku edhe ajo vete eshte e paqarte me vehten e jo më me Shqiperine.

Praktikisht trenin e Europes e humbem per shkak te nje te cmenduri ne krye te qeverise,qe do te ike por qe po i le pas vendit nje rruge te kompromentuar rende te integrimit europian.

Kushdo qe ka memorje te pergjumur qofte ne shqip por edhe ne anglisht po ju kujtoj cka thene kryederdimeni i qeverise ne parlament ne prill te 2018 per rekomandimin.

Rama ne parlament:  “KE nuk bën dhurata, morëm rekomandim te pastër e pa kushte. “Rekomandimi pa ekuivok i KE-së është një dëftesë që mishëron kryerjen e detyrave në funksion të çeljes së negociatave për anëtarësim.Më tej kryeministri shtoi:”Rekomandimi i KE-së, është dokumenti që tregon që ne i kemi bërë një për një të gjitha detyrat.”

Dje Shqiperia ka marre pergjigjen me te hidhur nga Europa dhe vetem nje i marre si ky kryeminister mund te qeshe si budalla kur shtepia ka marre flake anembane.”

Facebook Comments

MineralHygienics.com