Prej pak kohësh Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa kanë bërë publik lajmin se janë në pritje të një bebi që do të jetë djalë. Por dje kryebashkiaku ka qenë në një lidhje direkte në “INRadio”, dhe ka treguar ndryshimet e vogla që ka pësuar pasi ka marrë lajmin e bukur. Ai tha se ende nuk ka vendosur për emrin që do t’i vënë djalit, por ndjesia e të qenit baba e ka transformuar. “S’kemi emër akoma, por sigurisht që tani më ka transformuar, edhe pse unë kam qenë shumë i ndjeshëm për fëmijët. Kam qenë shumë i vëmendshëm, por tani jam bërë disa herë më i vëmendshëm. Sot kur po vija në punë, po sigurohesha që te Sheshi Ëillson po bëheshin disa rregullime për uljen e trotuarit dhe po thoja me vete, karroca kalon këtu? Kam filluar të vë re shumë gjëra të vogla që ndoshta i vinin re vetëm ata që kishin fëmijë. Kështu që si Erion besoj se fëmija do më bëj njeri më të mirë”, përfundon ai.