November 24, 2024

Basha: Moshapja e negociatave, refuzim për lidhjet krimit në kupolën e PS-së

Lulzim Basha e sheh refuzimin e BE pwr tw hapur negociatat si refuzim tw lidhjeve tw krimit qw kanw arritur deri nw kupolwn drejtuese tw PS-sw. “Moshapja e negociatave është refuzim personal ndaj Edi Ramës dhe klikës së inkriminuar që sundojnë mbi shqiptarët. Është refuzim i Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt, Taulant Ballës, Damian Gjiknurit, Arben Ahmetajt, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Rroshit, dhe kupolës politike të PS, pothuajse e gjitha e lidhur me krimin dhe me drogën” wshtw shprehur Lulzim Basha nw njw konferencw pwr mediat, ku i kwrkoi Ramws tw pranojw se negociatat nuk u hapwn.

“Shqipërisë nuk i janë hapur negociatat me BE. Nuk ka as vendim për hapjen e negociatave, as datë për hapjen e negociatave. Këshilli Europian nuk do ta shqyrtojë fare nesër cështjen e hapjes së negociatave dhe e ka shtyrë këtë vendimmarrje të paktën për një vit për në qershor 2019.

Jane 3 hapa per t’u ndermarre deri ne vendimin e qershorit 2019.

▪ Do të ketë një tjetër raport nga Komisioni për përmbushjen apo jo të kushteve që i janë vënë Shqipërisë.

▪ Hapja e negociatave do të duhet të diskutohet nga parlamentet e atyre vendeve që e kërkojnë këtë procedurë për të autorizuar apo këshilluar qeveritë përkatëse.

▪ Vetëm nëse vendet anëtare konsiderojnë se Shqipëria I ka përmbushur kushtet atëherë do të futet në axhendën e vendmimmarrjes në Këshillin Europian në qershor 2019.

Gjuha që përdori Këshilli Europian konfirmoi edhe një herë se moshapja e negociatave nuk është refuzim as i shqiptarëve dhe as i perspektivës Europiane të Shqipërisë. Përkundrazi sikurse deklaroi Këshilli rruga e shqiptarëve dhe Shqipërisë drejt BE-së është e hapur dhe është plotësisht në dorën tonë që të përparojmë në këtë rrugë për t’u bërë pjesë e BE-së.

Moshapja e negociatave është refuzim ndaj krimit dhe korrupsionit që ka pushtuar Shqipërinë nën qeverisjen Rama, është refuzim i politikës së kapur nga krimi dhe i ekonomisë të kontrolluar nga paratë e drogës dhe të krimit” tha Basha, sipas tw cilit negociatat nuk do tw hapen as nw vitin 2019.

“Sjellja e Rames edhe pas refuzimit për hapjen e negociatave duke mashtruar pa turp shqiptarët tregon qartë se Edi Rama nuk ka për të përmbushur asnjë nga kushtet për ti hapur negociatat as në vitin 2019” u shpreh kreu i PD-së.

Facebook Comments

MineralHygienics.com