Vajza 12-vjeçare e Tom Cruise dhe Katie Holmes e kaloi të dielën duke shitur limonadë gjatë paradës ‘Gay’ në New York City-t më 24 qershor.
Një dëshmitar tregon për Us weekly se Suri, e cila ishte e shoqëruar nga dado e saj, qëndroi duke shitur limonade buzë rrugës, së bashku me 4 miqtë e saj moshatarë.
12 vjeçarja qëndroi për orë të tëra, ndërsa shkëlqente nga buzëqeshja, ajo u ofroi kalimtarëve të paradës nga një gotë limonadë, e cila kushtonte 2 dollarë.
Pjesëmarrësit e paradës treguar vlerësimin dhe adhurimin e tyre për Surin.
Suri ndërkohë, nuk është e huaj në zonën e Big Apple. Dyshja nënë dhe bijë, që jeton në Manhatan, shpesh kalojnë kohë së bashku duke marrë në pamjet e qytetit të Nju Jorkut .