November 27, 2024

Kotzias: Nuk kemi folur asnjëherë për Çamërinë

Ministri i  Jashtëm grek Nikos Kotzias thotë se do të zgjidhen çështjet e mbetura pezull me Shqipërinë me kusht që opozita në Greqi dhe Shqipëri të mos reagojë në mënyrë histerike.

Në një intervistë për portalin euroactiv.com , Kotzias tha: Nuk kemi diskutuar asnjëherë për çështjen çame gjate negociatave për marrëveshjen e detit.”

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka thenë prerë se Çameria, jo vetem nuk është pjesë e marrëveshjes me Shqiperinë, por një çeshtje e tillë as që është diskutuar fare nga pala greke. Në intervisten për portalin euroactiv.com, Kotizas thote se pritete te fiunalizohet pakti mes dy vendeve, me kusht qe oopozita ne te dy shtetet te mos beje reagime. A jeni pranë një zgjidhjeje me Shqipërinë në lidhje me Zonën Ekonomike Ekskluzive (ZEE)? Shikoni, në lidhje me Shqipërinë, gjeta probleme 100 ­vjeçare. Për shembull, ne kemi ende ne fuqi ligjin e luftes. Jemi të dy anëtarë të NATO­s, kemi nënshkruar një pakt të miqësisë, por kemi nje ligj lufte.
I kemi vënë të gjitha këto probleme në një paketë. Ne kemi zgjidhur tashmë disa çështje të vogla, veçanërisht ato që lehtësojnë punëtorët ose emigrantët nga Shqipëria. Tani kemi çështjet e mëdha. Në Athinë, komiteti i përbashkët i ekspertëve dhe teknokratëve për EEZ u takua dhe ne morëm një hap

Unë mendoj se ne do të zgjidhim çështjet në pritje, me kusht që partitë e opozitës në të dy shtetet të mos fillojnë të reagojnë në mënyrë histerike.
Jam shumë i pikëlluar me atë që thotë opozita greke. Ata thonë se po flasim për “Çamërine”. Ne nuk po e diskutojmë fare këtë. Në këtë debat nuk ka pasur kurrë një ceshtje te tille.

Do t’ju tregoj, dhe unë po them se për herë të parë, një qeveri tjetër, në fillim të viteve 1990 debatonte ceshtjen Came. Unë gjithashtu kam dëshmitarë që ishin të pranishëm në ato diskutime. Dhe, në përgjithësi, partitë e opozitës tentojnë të krijojnë përmbushjen e paragjykimeve kur ata janë në pushtet dhe pastaj na fajësojnë. Ata gjithashtu thonë se po braktisim Epirin e Veriut.
Nëse ata nuk e kanë kuptuar ende, me traktatet ndërkombëtare dhe Aktin Final të Helsinkit, Epiri i Veriut është pjesë e Shqipërisë dhe nuk kemi ndërmend të ndryshojmë kufijtë.

Këto janë psikoza që dëmtojnë vendin dhe nuk kanë të bëjnë fare me politikën evropiane të dialogut dhe kompromisit. Ballkani, së bashku me Greqinë, që ka më shumë përvojë, duhet të ecin së bashku në një të ardhme të përbashkët evropiane. Për shkak se asnjë vend në rajon nuk do të llogarisë shumë në Bashkimin e ardhshëm të  shteteve anëtare.

Mali i Zi me 600­ 800,000 popullsi ose Maqedonia e Veriut me 1.6 milion dhe Shqipëria me 2.5 milion në një BE prej 600 milione nuk do të ketë ndonjë rol. As Greqia me 11 milionë. Sidoqoftë, do të kemi një rol në qoftë se ne përmbahemi me një plan për rajonin tonë, duke krijuar rrjete zhvillimi, partneritete sociale.
Cilat vende deri më tani kanë kundërshtuar negociatat per Shqipërinë?

Në fillim, ishte Danimarka, Belgjika, Holanda dhe Franca. Kishte edhe disa kontradikta në politikën gjermane. Në Gjermani ekziston një konflikt brenda koalicionit qeverisës dhe kjo e bën Angela Merkel mjaft të kujdesshme në lidhje me masat që do të integrojnë palët e treta ose se si do të trajtohet çështja e migracionit. Dhe une kete e kuptoj. Francezët nuk janë të kënaqur me mënyrën se si po shkon debati për të ardhmen e Evropës. Dhe holandezët kanë shprehur mosmarrëveshje, por mendoj se do të jetë më e lehtë për t’i kapërcyer ato.

Facebook Comments

MineralHygienics.com