Ka reaguar në një njoftim të saj Partia Demokratike pas disa insinuatave sikur PD urdhëron artistët në qëndrimet tyre.
Ja reagimi i plotë i PD pas publikimit në disa media të një bisede sipas tyre të përgjuar.
Pergenjeshtrim:
PD hedh poshtë me neveri lajmet e fabrikuara nga Erion Veliaj dhe të shperndara në median e kontrolluar prej tij se PD urdhëron artistët për qëndrimet e tyre. Zonja që komunikon në biseden e përgjuar nga kamera e Erion Velisë nuk ka asnjë funksion në Partinë Demokratike.
Fabrikimi i lajmeve për të identifikuar qëndrimin e artistëve si një akt partiak është përpjekje mjerane e Erion Velisë dhe Edi Ramës për të përçare artistët.
PD inkurajon dhe është në krah të çdo artisti që refuzon të bëhet pjesë e pazareve të pista të Erion Velisë për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të kullave të korrupsionit në territorin e Teatrit Kombetar!