Kur Zvicra do luajë sonte, të premten, kundër Serbisë në kuadër të Kupës së Botës, mund të krijohen tensione mes serbëve dhe shqiptarëve. Policia është e vëtëdijshme për përballjen, shkruan media zvicerane “Aargauer Zeitung”, duke treguar edhe komentet fyese të tifozëve serbë pas publikimit të fotos nga Xherdan Shaqiri me atletet që kishin flamurin e Zvicrës dhe Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“Ne kemi kryer analiza të rrezikshmërisë dhe jemi në gatishmëri,” tha zëdhënësi i policisë, Roland Pfister.
Përleshjet mes shqiptarëve dhe serbëve nuk janë histori e panjohur për shumë vende perëndimore. Gjatë përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd në 2015, u raportuan një sërë incidentesh në disa qytete zvicerane.