Argjentina mund të quhet me një këmbë jashtë Botërorit. Pas 2 ndeshjeve, Messi me shokë kanë grumbulluar vetëm 1 pikë në Grupin D, por gjithsesi tashmë i kanë disa shpresa te ndeshja e sotme mes Islandës dhe Nigerisë.
Nëse Islanda fiton ndaj Nigerisë, shkon në 4 pikë, po kaq sa edhe Argjentina mund të marrë në total nga ky grup, gjithmonë nëse ia del të fitojë ndeshjen e saj të fundit ndaj Nigerisë.
Me një fitore hipotetike të Islandës, ndeshjen e fundit me Kroacinë mund t’i mjaftonte një barazim, që të dyja të kualifikoheshin.
Nëse Islanda barazon ose humbet, Argjentinës do t’i duhet të fitojë ndeshjen ndaj Nigerisë, dhe në fund të shpresonte te një fitore e Kroacisë ndaj Islandës.