Përbërësit:
– 2 domate qershi, – 250 g domate të verdha qershi, – 150 g djathë feta, – 1 konservë qiqra, – 2 qepë të reja, – gjysmë luge e vogël kripë, – 1 lugë uthull vere, – 2 lugë vaj ulliri, – gjysmë luge të vogël qimjon, – 2 lugë majdanoz të grirë, – piper të zi sipas dëshirës.
Përgatitja:
Priteni domaten përgjysmë, qepën e re priteni në pjesë diagonale, ndërkaq djathin feta në kube.
Shtoni qiqrat e lara, qitni kripë dhe piper, qitni sipër uthullën dhe vajin dhe përzieni mirë.
Shtoni majdanozin e grirë dhe mentën. Përzieni dhe kontrolloni shijen dhe shtoni sipas nevojës pak erëza.
Domaten qershi mund ta zëvendësoni me llojin tjetër të domateve, të cilat nuk janë shumë të lëngëta,