Duke folur në sallën e parlamentit, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se Gjermania ka vendosur të hapë negociatat me Maqedoninë, por jo me Shqipërinë.
Sipas Bashës, gjithçka lidhet me faktin se në Shqioëri qeveris Edi Rama që ka shkatërruar ekonominë.
Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës në parlament:
I ftoj sot qytetarët shqiptarë për lajmin e keq që vjen nga Gjermania të mos e humbasin shpresë. Ai është i keq, por nuk reflekton aspak aspiratën tonë për të qenë pjesë e Europës, por reflekton pabesueshmërinë totalë të kësaj qeveria te lidhur me krimin e oligarkët për të kryer detyrat e ngarkuara. Pse Maqedonisë i rekomandohet hapja e negociatave pa kushte, kurse Shqipërisë i vihen kushte të rënda? Sepse Edi Rama kryeson sot një qeveri rekord korrupsioni, që në vetëm 5 vite e gjysmë ta kthejë Shqipërinë në prodhuesin më të madhe për frymë në planet? Sepse ky ka kryer një krim të pafalshëm: Ka shkatërruar ekonominë. Ka mbyllur ditë për ditë bizneset, ka taksat më të larta në Europë dhe e ka shndërruar Shqipërinë në Kolumbinë e Europës. Ai ka vrarë shpresën dhe ky është krimi më i rëndë i këtij eksperimenti të dështuar e me kosto që quhet Edi Rama dhe Rilindja e tij kriminale.
I ftoj sot qytetarët shqiptarë për lajmin e keq që vjen nga Gjermania të mos e humbasin shpresë.
Ai është i keq, por nuk reflekton aspak aspiratën tonë për të qenë pjesë e Europës, por reflekton pabesueshmërinë totalë të kësaj qeveria te lidhur me krimin e oligarkët për të kryer detyrat e ngarkuara.
Pse Maqedonisë i rekomandohet hapja e negociatave pa kushte, kurse Shqipërisë i vihen kushte të rënda?
Sepse Edi Rama kryeson sot një qeveri rekord korrupsioni, që në vetëm 5 vite e gjysmë ta kthejë Shqipërinë në prodhuesin më të madhe për frymë në planet? Sepse ky ka kryer një krim të pafalshëm: Ka shkatërruar ekonominë.
Ka mbyllur ditë për ditë bizneset, ka taksat më të larta në Europë dhe e ka shndërruar Shqipërinë në Kolumbinë e Europës.
Ai ka vrarë shpresën dhe ky është krimi më i rëndë i këtij eksperimenti të dështuar e me kosto që quhet Edi Rama dhe Rilindja e tij kriminale.