Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili, ka dalë duke protestuar nga seanca parlamentare, e cila u mbyll me shpejtësi brenda 2 orësh nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ku opozitës, iu mohua fjala.
Sot në Kuvend, kreu i opozitës, Lulzim Basha, bëri publik lajmin se qeveria gjermane kishte hartuar një rezolutë sipas së cilës, Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave, një lajm i mbajtur fshehur nga kreu i qeverisë. Por, fjala e tij u ndërpre disa herë nga kryetari i Kuvendit, që i mbylli mikfrofonin; më pas mbylli edhe seancën për 10 minuta pushim dhe për ta finalizuar si duhej, futi zhurmues me qëllim që Basha të mos mundte të fliste live nga parlamenti me internet në rrjetet sociale.
Po ashtu, më pas, disa deputetëve të LSI, edhe pse e kishin kërkuar fjalën, iu mohua ajo dhe seanca u mbyll me zhurmën e goditjeve të tavolinave nga opozita dhe të miratimit të projektligjeve nga PS me shpejtësi në mes të kaosit.