November 27, 2024

Gjykata shpall të pafajshëm Rezart Taçin

Edhe pas gjyqit te 4 te zhvilluar ndaj Rezart Taçit për çështjen ‘Armo’ për mos pagës te 8 milionë eurove, gjykata e Shkallës së Parë e shpall Rezart Taçin të pafajshëm.

Sipas prokurorisë ishin rreth 8 milionë euro detyrime tatimore dhe taksa që Taçi me cilësinë e administratorit të ARMO-së nuk i kishte paguar shtetit shqiptar.

Kompania ARMO me administrator Rezart Taçit që nga vitit 2009, kohë kur e ka blerë këtë kompanie e deri në vitin 2013 nuk ka paguar një pjesë të madhe të detyrimeve tatimore dhe taksat vendore.

Për këto mos shlyerje të detyrimeve, prokuroria kishte lëshuar rreth 30 urdhra bllokimi për llogarit bankare, por pas negociatave me drejtues të tatimeve apo krerë të komunave e bashkisë, këto urdhër pezulloheshin për zbatim për disa herë.Syri.net

Facebook Comments

MineralHygienics.com