November 27, 2024

Robert Ndrenika i shkruan Presidentit Meta

Nga Fatmir Nikolli-GSH.al

Aktori i madh i skenës, Robert Ndrenika, i ka shkruar një letër presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Nisur nga ajo çfarë ndodhi dje në Komisionin e Medias, ku u përplasën Albana Vokshi dhe kryebashkiaku, Erion Veliaj, Ndrenika thekson se partitë politike nuk duhet të trazohen në punët e teatrit, që është kthyer në një temë të nxehtë dhe të mbushur me debate.

“Deputetët dhe politikanët në këtë rast, janë qytetarë dhe më së shumti, spektatorë”, – shkruan ndër të tjera, Ndrenika.

Gazeta Shqiptare ka siguruar ekskluzivisht letrën që i ka shkruar kolosi i skenës shqiptare, Robert Ndrenika, Ilir Metës dhe që po ua sjellim më poshtë.

Letra e plotë e aktorit, Robert Ndrenika:

I nderuar president i Republikës Ilir Meta!

Duke parë në TV atë që ndodhi dje në komisionin e medias m’u forcua bindja, se partitë politike, nuk duhet të trazohen në punët e teatrit.

Kam mendimin se kjo çështje, zgjidhet me bisedime midis komunitetit teatror dhe specialistëve. Deputetët dhe politikanët në këtë rast, janë qytetarë dhe më së shumti, spektatorë.

Ndërsa qeveria “pa zhurmë dhe pa fjalë”, është e detyruar të fusë duart në qese dhe të nxjerrë paratë!!!

Me plot respekt

Robert Ndrenika

Botuar në Gazeta Shqiptare

Facebook Comments

MineralHygienics.com