November 22, 2024

Gjermania u jep 1-3 mije euro azilkerkuesve te cilet pranojne te rikthehen ne vendet e tyre

Pas nje vendimi te fundit, emigrantëve që nuk u iu dha azilin, Gjermania do t’u japë nga 1000 deri në 3000 euro ndihma financiare që të riintegrohen në vendet e tyre të origjinës.

download (6)

E megjithatë, të gjithë ata që duan të përfitojnë kanë kohë deri më 28 shkurt për të kërkuar ndihmat. Siç raporton shtypi gjerman, familjet mund të marrin deri në 3000 euro, ndërsa individët deri në 1 mijë.

Paratë do të jepen si pjesë e programit “Vendi yt, e ardhmja jote”. Ministri i Brendshëm Thomas de Maizière u bën thirrje azilkërkuesve të refuzuar që ta shfrytëzojnë këtë ofertë.

“Nëse ju vendosni deri në fund të muajit shkurt që të ktheheni vullnetarisht në vendlindje, mund të përfitoni edhe këtë ndihmë shtesë për shpenzimet për strehim në vendin tuaj. Ne ju ndihmojmë me ndihma konkrete për riintegrimin”, deklaroi ai.

Sipas gazetës “Bild am Sonntag”, në periudhën shkurt-tetor 2017 ndihma për rikthim në vendlindje kanë kërkuar vetëm 8639 vetë. Po sipas
kësaj gazete, në Gjermani ka 115.000 azilkërkues të refuzuar.

Nga ndihmat financiare mund të përfitojnë edhe azilkërkuesit nga Shqipëria apo Kosova. Autoritetet gjermane i mbështesin prej vitesh me programe të ndryshme ata që duan të kthehen në vendlindje, pavarësisht nëse janë azilkërkues apo kanë leje qëndrimi në Gjermani, citon topchannel.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com