Një raport që është përfolur gjatë në shtypin rozë, sidomos pas deklaratës “bombë” që ai tha drejtpërdrejtë në studion e “Rudina” në Tv Klan. Robert Berisha, bashkëshorti i këngëtares së njohur Nora Istrefi i vuri “vulën” gjithë dyshimeve të mundshme të medias në lidhje me konfliktet mes bashkëshortes së tij dhe Tunës. Përveç konfirmimit të çdo tymnaje thashethemesh, Roberti tha ndër të tjera se: “Me Tunën nuk dua të takohem. Por, për Patrisin dhe Tianin edhe jetën e jap”, u shpreh haptazi ai.
Dhe nuk vonoi shumë dhe kjo video që ai ka postuar së fundmi në instastory na e konfirmon edhe njëherë raportin special që ai si xhaxha ka me nipin e tij. Teksa ka shkuar në një supermarket për të bërë blerje të ndryshme, Roberti ka marrë edhe Tianin me vete, i cili duket shumë i kënaqur dhe vrapon nga njëri kënd në tjetrin.
Ndërsa, Roberti e ka shoqëruar videon me emrin e Tian dhe një zemër në të! Mendojmë se nuk ka nevojë për të tjera shpjegime që i referohen raportit të tyre special si xhaxha e nip. Fundja, ai e shprehu edhe publikisht këtë fakt!