Valon Behrami do të jetë gati për ndeshjen shumë të rëndësishme të Zvicrës në Kupën e Botës ndaj Serbisë.
Përfaqësuesja e Zvicrës të dielën mbrëmë ka marrë një barazim historik (1-1) ndaj Brazilit në Grupin E.
Pak minuta para fundit të kësaj ndeshjeje, lojtari më i mirë i Zvicrës, që neutralizoi Neymarin, u detyrua të lërë fushën e lojës.
Kjo bëri që të ketë frikë tek ekipi i Zvicrës, nëse Behrami do të jetë gati për Serbinë.
Por, një lajm të mirë e ka dhënë doktori i ekipit kombëtar të Zvicrës, Cuno Wetzel.
Ai ka thënë se Behrami do të jetë gati për ndeshjen me Serbinë, njofton faqja e ekipit kombëtar të Zvicrës në Twitter.