“Rama ju çon ju të dyve çift, kudo!” . Me debate të forta ka nisur sot, mes deputetes së PD Albana Vokshit dhe kryebashkiakut Erion Veliajt, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.
Kryetarja e komisionit Vokshi është habitur nga paraqitja në dëgjesën e ministres Kumbaro për shembjen e Teatrit, edhe të kryebashkiakut Erion Veliajt, në në kohë kur ai duhej të paraqitej të mërkurën.
“Rama ju çon kudo si çift ju të dy”, tha Vokshi duke i kërkuar Veliajt të dalë nga komisioni.
Por, Veliaj ka nisur një fjalim të gjatë me zë të lartë duke propaganduar se opozita ishte kundër projekteve të reja në Tiranë siç kishte bërë gjithmonë, edhe për sheshin “Skënderbej”, edhe për Bulevardin e ri, edhe për Lodrat, edhe për Pazarin e ri, po pavarësisht të gjtihave ato ishin bërë.
Veliaj tha se nuk mund të vinte në komision nesër, kur kishte datën e caktuar për t’u paraqitur, sepse kishte për të marrë një çmim për sheshin Skënderbej, kështu që Vokshi nuk duhej ta nxirte jashtë.
Por Vokshi i ka deklaruar prerë se ishte ajo kryetare e Komisionit dhe se nuk lejonte të tregonte arrogancë aty.”Për çfarë ke ardhur?! Qendro në nivelin e një kryetari bashkie. Nuk vini dot këtu dhe ….
Veliaj: Unë të respektova dhe erdha, po ti nuk e meriton…
Vokshi: Se ç’meritoj e dinë votuesit. Fike mikrofonin, se me mua nuk ia del dot. Mos bëj zhurmuesin!
Veliaj: Jo, me ty nuk ia del gjithë PD-ja, jo unë! Po çdo gjë që keni sulmuar, ka dalë më e bukur! Sa më shumë ta sulmoni Teatrin, aq më i bukur do dalë!
Vokshi: Mbylle mikrofonin! Dilni jashtë!
Veliaj: Po harroje se dal unë jashtë!
Vokshi: Mbylle mikrofonin! Mbyle dhe respekto deputetët! Mbylle zoti kryetar, se do të urdhëroj t’ju nxjerrin!
Veliaj: PD-ja ka nevojë të rritet, ndërron tre seli, nuk thotë janë historike po aty thotë që artistët të rrinë me minj e mace!
Vokshi: Nxirreni kryebashkiakun jashtë! Ndërpitet mbledhja e komisionit!