November 27, 2024

‘Nuk e dinim se Violeta kishte armë, po e dinim që kishte shenja në trup…’

Të afërm të Violeta Donajt, gruas 35-vjeçare nga rrëshëni, që shkrehu 4 plumba pistolete mbi të shoqin, janë prononcuar sot për mediat lidhur me fatkqësinë që i pllakosi familjes Donaj me dy fëmijë të mitur.

“Nuk e dinim që Violeta kishte armë.- kanë deklaruar ata. – Por e kemi ditur se kishin probleme dhe Violeta kishte shenja në trup. Violeta e kishte vendosur të ndahej nga bashkëshorti i saj dhe ishte nisur për tek shtëpia e saj në Rrëshen. Violeta ishte nisur për të marrë vajzën dhe rrobat. Ajo kishte marrë kunatën ta ndihmonte në treg kur është përballur me të shoqin, Kujtimin, të cilin e ka vrarë.”

Vrasja ndodhi mëngjesin e djeshëm në orën 7:10 min në tregun e Milotit, kur tregtarja e rrobave Violeta Donaj, e vetme ka hapur mallin e vetme, pa bashkëshortin e saj. Vrasja ka ndodhur menjëherë pasi ai ka shkuar drejt tezgës së tyre.

Facebook Comments

MineralHygienics.com