Nëse Shqipëria nuk merr pjesë në Botëror, shqiptar e shohin veten të përfaqësuar në “Rusi 2018”, shkruan Syri.net.
Te Zvicra luajnë katër futbollistë me origjinë shqiptare dhe kjo është një arsye pse barazimi 1-1 me Brazilin ka gëzuar jo pak sportdashësit në vendin tonë.
Madje ka qenë edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili mesa duket është ndjerë krenar për perfomancën e lojtarëve shqiptarë në përballjen me 5 herë kampionët e Botës.
Presidenti Meta në një status në Facebook ka shkruar: “Gjaku shqiptar i Zvicrës ndali sot ekipin më të madh të botës. Gati për sfidën e radhës!”.
Kreu i shtetit shqiptar njihet si tifoz holandez, por mospjesëmarrja e “Tulipanëve” në Botëror ka bërë që Presidenti Meta të deklarojë tifon e tij për shqiptarët e Zvicrës.