1 me 1 kundër Brazilit është më shumë se tore. Si po reagon opinioni zviceran? Dhe disa fjalë për Valon Behramin, të cilin dikur Zvicra dëshironte ta dëbonte dhe më vonë, kur u bë yll, bashkëvendësit e tij e fyenin. Sonte ai është hero për të gjithë.Në Zvicër të gjithë e njohin Jörg Kachelmann. Është meteorologu më i njohur i Zvicrës, i cili me vite ka parashikuar motin në televizionin publik. Ishte aq fantastik në prezantimin e motit, saqë e pati angazhuar edhe televizioni publik gjerman. Retë si lakra – kjo ka qenë njëra ndër fjalitë e tij më kreative.
Pas lojës fantastike të Zvicrës kundër Brazilit, të cilën konfederata zvicerane e toi me barazim (po, padyshim ka edhe tore të tilla, sepse një kinse xhuxh futbolli si Zvicra mposhti gjigantin e futbollit), Jörg Kachelmann shkroi në Twitter: «Mirënjohës për prindërit dhe gjyshërit e shtatë lojtarëve të Zvicrës – ata erdhën në vendin e duhur, i bënë fëmijët zviceranë, përndryshe do ta kishim harruar ne Kampionatin Botëror të Futbollit».
Heroi i ndeshjes, pa dyshim, ishte Valon Behrami. Nuk duhet harruar: në vitet ’90 familjen e tij deshi ta dëbojë nga Zvicra administrata e ashpër. Ndërhyri një politikan lokal dhe familja Behrami mundi të qëndrojë në Zvicër. Por, Valon Behrami me të drejtë mbante distancë me vendin që do të duhej të ishte mikpritës. Sukseset e mëdha i arriti në Itali. Dhe gjetiu në Europë. Njëkohësisht nuk refuzoi të luajë për Zvicrën. Sonte ai ishte heroi i ndeshjes kundër Brazilit. Sonte të gjithë heshtin. Edhe racistët e Zvicrës, edhe nacionalistët primitivë shqiptarë, ata që në Luzern, në ndeshjen e Zvicrës kundër Shqipërisë para disa vitesh çirreshin: «Valon magjupi»
«Good day», ditë e mirë, ky ishte komenti i Roger Federer, tenistit legjendar zviceran. Mediat, ndërkaq, luhaten mes entuziazmit dhe titujve esëll, tipik zviceran. Për shembull «Neue Zürcher Zeitung»: «Ekipi kombëtar zviceran ia arrin një rezultat 1 me 1 në hapje të Kampionatit Botëror të Futbollit». Zero gëzim, thua se bëhet fjalë për një samit të ministrave të nancave.
Pak më kreative është gazeta «Tages Anzeiger»: «Fillim i fuqishëm i zviceranëve në Kampionatin Botëror të Futbolli – një me një kundër Brazilit. Gol fantastik i Zuber, betejë deri në rraskapitje, Behrami del nga loja i lënduar: si e merituan djelmoshat e Petkoviqit një pikë».
Për gazetën «Blick» kjo mbrëmje ishte thjeshtë: një magji drejt një pike! Më shumë as që është pritur, dhe gëzimi është edhe më i madh, kur dihet se ka humbur «kantoni ynë i madh» – kështu e quajnë zviceranët me ironi Gjermaninë.
Çfarë do të sjellin ditët në vijim? Brazili është nën presion të madh, duhet ta mposhtë Serbinë brutalisht, përndryshe djemtë nga Amerika Latine duhet ta harrojnë Kampionatin Botëror të Futbollit. Për Zvicrën vlen kjo porosi: duhet të jetë po aq e guximshme kundër Serbisë dhe Kostarikës. Pastaj vjen një e teta e finales. Dhe këtu nuk duhet të jetë stacioni i fundit i këtij ekipi. Në një situatë të acaruar politike në Europë, ku secili idiot politik bën fushatë kundër të huajve, Zvicra, ky shtet multietnik me ekip multietnik nga viset shqiptare dhe vende të tjera, do të duhej të shkonte në finale. Do të ishte mesazh më shumë se politik./Enver Robelli/