November 27, 2024

“Oj nanë, ç’bëra unë”, çfarë tha Violeta Donaj pasi ekzekutoi burrin në treg

Një ngjarje e rëndë tronditi dje mbarë opinionin publik. 35 vjeçarja Violeta Donaj qëlloi me 4 plumba bashkëshortin e saj Kujtim Donaj, 42 vjeç duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja e rëndë ndodhi  mëngjesin e djeshëm rreth orës 07:00 në tregun e Milotit, pasi çifti me banim në Rrëshen ishin tregtarë në këtë zonë.

Fillimisht çifti i bashkëshortëve kanë debatuar dhe më pas 35-vjeçarja ka qëlluar ndaj burrit të saj me të cilin kishte dy fëmijë duke e lënë të vdekur. 35 vjeçarja u arrestua menjëherë pas krimit.

Sipas dëshmisë  së saj të dhënë në polici ajo u shpreh se e vrau pasi burri e tradhtonte dhe luante bixhoz.

Sipas dëshmitarëve të cilët panë ngjarjen e rëndë 42 vjeçari mbërriti i pari mëngjesin e djeshëm në tregun e Milotit.

Ndërsa nuk ka vonuar shumë dhe pas tij ka ardhur edhe Violeta. Kjo e fundit e ka qëlluar menjëherë sapo ka zbritur nga makina me 4 plumba të shoqin.

“Oj nanë, çbëra unë”, dëgjohet të thotë Violeta pasi ekzekutoi të shoqin, e tronditur nga ajo që kishte bërë.

Kujtim Donaj përcillet sot për në banesën e fundit

Facebook Comments

MineralHygienics.com