November 25, 2024

Mrekullia e Valbonës, destinacion i rëndësishëm turistik

Pavarësisht se Valbona po kërcënohet nga ndërtimi i heceve, ajo nuk braktiset nga vizitoret e shumtë të cilët gjithnjë rendin drejt parajsës natyrore, e cila magjeps me cdo element të saj. Stina e nxehtë e kthen Valbone në mikpritësen e shumë turisteve, të cilët gjejnë aty çdo gjë, nën simfoninë e gurgullimës se ujërave të kristalta, të cilat rrjedhin në harmoni më puhizat e erës

Tashme kur stina e nxehtë ka trokitur, në Valbone mund të takosh pushues nga vende të ndryshme të Shqipërisë, të cilët mrekullohen nga ansambli natyror që ofron Valbona.

Këtë fundjave me iniciativën e ambasadorit tonë në Kosove Qemal Minxhozi, në Valbonë po pushojnë dhe trupi diplomatik i akredituar në Kosovë.
Diplomati i Malit të Zi në Kosovë, Ferat Dinosha e konsideron Valbonen si një vend me bukuri natyrore të pakrahasueshme.


Vitin e shkuar Valbona u vizitua nga më shume se 80 mije turist, ndërsa këtë vit numri i vizitorëve pritet të rritet./Balkanweb

Facebook Comments

MineralHygienics.com